Ja sa para i fitoi nje kosovar ne lojen Milan - Barcelona (Foto)


















































Zëvëndëstrajneri i Milanit, Mauro Tassotti, ka thënë se ai beson që Giampaolo Pazzini është vital për ekipin dhe se mungesa e tij e mundshme ndaj Barcelonës të martën do të përbënte një problem të madh për Rossonerët.
 Pazzini pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Genoas, ku i lënduar shënoi një gol, teksa është shumë në dyshim bashkë me Mexesin për ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës, gjë që shihet shumë problematike nga drejtuesit e Kuq e Zinjve.
“Ka edhe pak kohë para ndeshjes ndaj Barcelonës, kështu që duhet të shohim se në cilën gjendje janë Mexes dhe Pazzini. Nëse Pazzini nuk është i gatshëm, atëherë kjo do të ishte problem. Ai ishte në formë të lartë dhe shënoi gola të rëndësishëm. Ka lojtarë të tjerë, por është mirë që të kemi të gjithë në dispozicion për të bërë zgjedhjen më të mirë”, ka thënë Tassotti. /Telegrafi/