Bir mtha 1 qik a po kalojm :P









































































Gyl: Më 2050, Turqia forca më e madhe ekonomike në Evropë

10:42 / 10.03.2013
Kryetari i Turqisë, Abdullah Gyl, ka thënë se vendi i tij më 2050 do të jetë forca ekonomike e Evropës.
"Nëse merret parasysh shkalla e rritjes ekonomike, gjithsesi Turqia në këtë decenie do të jetë një nga vendet më të fuqishme të ekonomisë europiane”, ka thënë Gyl.
"Turqia do të jetë ekonomia më e madhe, po, numër 1 më 2050”, ka shtuar ai.
Sipas të dhënave të FMN-së, Turqia më 2012 ishte ekonomia e shtatë evropiane (duke e llogaritur këtu edhe Rusinë).
Në një fjalim të mbajtur në qershor të vitit të kaluar në Stamboll, Gyl ishte thirrur në parashikimet e bankës Goldman Saks, sipas të cilave Turqia më 2050 do të jetë fuqia e dytë ekonomike në Evropë. /Telegrafi/