Bir a tka shkel najher ty kerri :P































































Kosova mund të hyjë borxh në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vetëm 115 milionë euro brenda vitit. Këtë limit e përcakton strategjia e kësaj banke për investime në Kosovë dhe e cila varet nga marrëveshja me FMN-në.
“Aftësia sovrane huamarrëse e Kosovës ka shumë mundësi që të jetë e kufizuar brenda kufijve të vendosur nga marrëveshjet me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, thuhet në draftstrategjinë e BERZH-it për përkrahjen e ekonomisë së Kosovës, shkruan Koha Ditore.
Në këtë dokument të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim thuhet se “institucionet vendëse ende janë të papjekura për të pasur qasje në huat e kësaj banke”.
Sipas draftit, aftësia e institucioneve për këtë çështje duhet të vihet në provë edhe për një kohë të caktuar. /Telegrafi/